http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike sipas kryebashkiakut Erjon Veliaj, nuk ka oferte per shqiptarët, ndaj nuk kërkon ballafaqim me votë me mazhorancen. Ndaj zgjidhja në këtë situatë vjen vetëm përmes zgjedhjeve. Dështimi i negociatorëve ndërkombëtare sipas Veliajt, erdhi për shkak se opozita kërkon pushtet në tavolinë. Mosbindja civile sjell kosto të mëdha për vendin, ndërkohë që Veliaj nënvizon se frika nga drejtësia, shpjegon gjithë sjelljen politike të opozitës. Kreu i bashkisë se Tiranës thotë se me 18 qershor zgjedhjet do te zhvillohen, me ose pa Partine Demokratike.