Report TV - Këshilltari i Haradinajt: Më shumë bëri Shqipëria se Kosova për lirimin

2017-07-05 0

Këshilltari i Ramush Haradinajt, Jahja Lluka në një lidhje për Report Tv u shpreh se Haradinaj do të mbërrijë sot rreth orës 19:00 në Prishtinë ku do të organizohet edhe një pritje në sheshin kryesor të kryeqytetit.

"E pritëm me ankth vendimin, pasi ka pasur presione nga Serbia. Për lirimin e Haradinajt më shumë kanë bërë institucionet e Shqipërisë sesa Kosova, kur në fakt duhet të ishte e kundërta

Kjo është një fitore e të gjithë shqiptarëve, Haradinaj sot pasdite do të kthehet në Kosovë, ndërsa nesër në mëngjes në punë".

Me rikthimin e Haradinajt pritet që të nxehet akoma me shume situata në Kosova, pasi këshilltari i tij ka deklaruar se do të kërkohet rrëzimi i qeverisë dhe shpallja e zgjedhjeve të reja.

"Ne si AAK kërkojmë zgjedhje të parakohshme, pasi shumë probleme nuk po zgjidhen. Qeveria deri ne fund te javes do te bjere" deklaroi ai.

Free Traffic Exchange