Report TV - Tryeza, Doda: Situatë anormale pa PD, ndryshimi i Kodit emergjencë

2017-07-05 0

Kryetarja e grupit të PDIU-së, Mesila Doda deklaroi pas mbledhjes së tryezës së thirrur nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, se do të ishte e udhës që në këtë mbledhje të ishte opozita dhe se përmirësimi i Kodit Zgjedhor është diçka urgjente.

Sipas saj, palët duhet të kenë minimumin e garancive të nevojshme.

"Besoj se do të ketë edhe një tryezë tjetër dhe votat janë. Sigurisht nuk është një situatë normale kur opozita nuk është në zgjedhje.

Ne jemi të gatshëm të votojmë gjithçka që përmirëson sistemin, dhe mendoj që përmirësimi i Kodit Zgjedhor është diçka urgjente. Palët të paktën duhet të kenë minimumin e garancisë që siç e thamë nuk jemi në nivelin e normalitetit", u shpreh Mesila Doda.

Free Traffic Exchange