Ora News – Berisha: Një ambasador i huaj bërtet nëpër korridore. Basha s’do bëhet kurrë kryeministër

2017-07-05 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çfarë do të ndodhë me PD? Sali Berisha i ftuar ne Tonight Ilva Tare drejtpërsëdrejti në Ora News.
Pjese nga intervista
Tare: Pse dje nuk u arrit një marrëveshje?
Berisha: Besoj se je e informuar që ka dy deklarata. Ka një deklaratë të mbrëmshme në emër të tyre, ka një deklaratë të sotme nga vetë ai, pa emër, edhe anglisht e përkthyer. Në deklaratën që bëri, tani unë do të marr të tij sepse ky ishte negociatori kryesor i emëruar nga Parlamenti Europian, i emëruar nga kancelaria gjermane. Ky në deklaratën e tij të sotme, thotë të vërtetën sepse u bë një progres, por në pikat kryesore palët nuk ranë dakort, pra ndryshon kjo deklaratë thelbësisht nga deklarata që bëri delegacioni mbrëmë në emër të tij.
Tare: Ku është dallimi?
Berisha: Dallimi është shumë i madh sepse deklarata e mbrëmshme thotë që qeveria i pranoi dhe me gatishmërinë e madhe për të akuzuar opozitën dhe Lulzim Bashën për të cilin bërtitën nëpër korridore se nuk do të bëhet kurrë kryeministër, një marrëzi primitive e të huajve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-ka-ambasadore-neper-korridore-bertasin-basha-sdo-behet-kurre-kryeminister/