Report TV - Blushi: Tryeza e pavlerë pa Ramën dhe Bashën

2017-07-05 0

Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi, ka zbardhur detaje nga tryeza e thirrur nga Ilir Meta me partitë politike për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas tij, ky takim është i pavlefshëm përsa kohë nuk morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha.

?Fakti që Partia Demokratike dhe disa parti të tjera nuk morën pjesë, fakti që kryeministri nuk ishte i pranishëm, e bën të padobishme këtë tryezë. Kështu që njerëzit të mos presin të zgjidhet kriza edhe pas kësaj tryeze.

Më shumë u informuam se çfarë ka ndodhur dje gjatë negocimit me ndërkombëtarët dhe çfarë oferte është paraqitur atje për palët që ju e dini se nuk është pranuar. Ky ishte thelbi i tryezë.

Pra nuk ishte PD që refuzon të hyjë në zgjedhje, dhe kryeministri të cilit i kërkohet dorëheqja, tryeza u përqendrua në aspekte teknike për përmirësimin e standardeve zgjedhore edhe në kushtet kur mungon një marrëveshje politike siç duket do të mungojë edhe disa kohë?, tha Blushi.

Free Traffic Exchange