Stop - Mësuesi i “të gjitha lëndëve” në Kamëz dhe kalvari i emërimeve të tij! (26 prill 2017)

2017-07-05 2

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Mehmet Pashaj ankohet në ?Stop? për peripecitë, që po detyrohet të kalojë nga Zyra Arsimore në Kamëz.Ai ka një diplomë në bio-kimi dhe ka dhënë mësim prej 10 vjetësh. Por transferimet e shpeshta nga një shkollë në tjetrën, e kanë detyruar të japë edhe histori, gjeografi apo fizkulturë e muzikë. Nga një shkollë në Qenam, Bathore, Paskuqan, derisa e pa veten në mes të katër rrugëve.Përfaqësuesi i zyrës arsimore në Kamëz Sulejman Keta, thotë, se pashai është konfliktual dhe ka probleme me pijen. Por kjo nuk e ka penguar ZA-në ta emërojë në periudha të caktuara edhe nëndrejtor shkolle...Megjithatë pas ndërhyrjes së ?Stop?, Mehmet Pashajt iu dha një vend pune në profilin e tij.

?Unë quhem Mehmet Pashaj, me 2 universitete, i dyti është për Biologji-Kimi në Universitetin e Tiranës. Jo me ekuivalencë, por i plotë, duke i dhënë të gjitha lëndët në provimin shtetëror. Kam punuar për rreth 10 vjet në arsim, jam rikthyer para 2 vitesh dhe kam punuar në 6-7 shkolla në Zyrën Arsimore të Kamzës.?

Mehmet Pashaj tregon se Zyra Arsimore në Kamëz ka bërë që ai të transferohet shpesh në shkolla të ndryshme në Qenam, Bathore e Paskuqan dhe të japë mësim edhe në lëndë si Informatikë, Edukim Fizik, Histori, Gjeografi dhe Edukim Muzikor, në të cilat nuk ishte i profilizuar. Ai rrëfen se aktualisht është pa punë dhe se ka bërë ankimim të protokolluar tek ZA-ja e Kamzës, por ende nuk ka marrë një përgjigje rreth vendimit të largimit të tij nga puna.

Gazetarja e emisionit ?STOP? iu drejtua Zyrës Arsimore Kamëz për të komunikuar me përfaqësuesin e saj, Sulejman Ketën.

Sulejman Keta ? ?Zoti Pashaj ka qenë fillimisht, ka qenë në Qenam mësues dhe ka një praktikë për vlerësimin e punës së mësuesve, ku nga shkolla 9-vjeçare në Qenam është vlerësuar me mjaftueshëm. Megjithatë ai është emëruar Nëndrejtor në shkollën 9-vjeçare ?Tahir Sinani?, Paskuqan?.

Gazetarja ? Nga mësues me mjaftueshëm e keni bërë nëndrejtor?

Sulejman Keta ? Është bërë Nëndrejtor, po.

Gazetarja ? Por si bëhet ky me mjaftueshëm nëndrejtor?

Sulejman Keta ? E, ja ashtu është bërë dhe pastaj drejtori i shkollës e shkarkoi me këtë motivacion: Mosrealizim të detyrës si nëndrejtor, konsumim të pijeve alkoolike gjatë orarit të punës, largim para kohe nga institucioni arsimor për shkak të dy punësimit. Vlerësimi vjetor i performancës së punës ka qenë i dobët, nuk ka qenë bashkëpunues me anëtarët e tjerë të drejtorisë. Pra, është pushuar si nëndrejtor. Ky është motivacioni.

Sulejman Keta ? Atëherë, për ta sistemuar në sistemin arsimor, që mos ta lemë pa punë, ne e kemi përdorur këtu-aty në shkolla të ndryshme dhe së fundmi e kemi çuar te shkolla ?Azem Hajdari?, Paskuqan, jashtë profilit të tij.

Gazetarja ? Po, jepte Fiskulturë.

Sulejman Keta ? Jepte Edukim Fizik.

Gazetarja ? Më fal, ky tani nga profesor, mësues Kimie, si mund të japë Fiskulturë? Si ndodh një gjë e tillë? Ka d...

Free Traffic Exchange