Ora News – Rama fajëson Bashën: Hapëm krahët, po s’kishim kë përqafonim

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama akuzoi nga Korça kreun e opozitës si përgjegjës për dëshmitin e negociatave për zgjidhjen e krizës politike në vend të ndërmjetësuar nga eurodeputetët e Parlamentit Europian.
Ai tha se nuk ka kuptim asnjë dialog me opozitën nëse kjo e fundit voton vettingun.
Rama: Dje ne vajtëm ashtu siç e kishim thënë që në fillim për të bërë dialog pa kushte, vajtëm me duart hapur, u ulëm në tavolinë për të diskutuar pa kushte dhe në tavolinë gjetëm vetëm të huaj, kryetari i PD nuk ishte në tavolinë. Kishte shkuar në një dhomë tjetër. Na thanë ja kush është plani për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. E pranuam të gjithin. Na thanë po shiko se ka dhe dy gjëra të tjera. Çfarë ka tjetër? E para, sikur ti shtyjmë pak zgjedhjet që ti japim pak kohë PD, e dyta sikur të shikojmë ndonjë Ministër që të jetë teknik në ato pozicione ku mund të ketë lidhje me zgjedhjet. Ne i thamë: Po mund ti dikutojmë këto nuk ka problem, por ama çdo diskutim fillon me vettingun.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-fajeson-bashen-hapem-krahet-po-skishim-ke-perqafonim/