Premiera ?Zoti i masakrës? e ngjitur gjatë muajit mars në Teatrin Eksperimental ?Spahivogli? do të nis një turne treditor në Elbasan dhe më pas në rrethe të tjera të vendit.
Drejtori i Teatrit Eksperimental Kiço Londo deklaron se institucioni, pavarësisht premierave intensive që jep gjatë gjithë javës në Tiranë, do të vijojë edhe një program paralel në rrethe të tjera të vendit.
Ndërkohë gjatë dy javëve të fundit në Teatrin Eksperimental vijojnë të shfaqen me sukses premierat më të reja ?Tramavaji dëshirë? dhe ?Ferma e kafshëve?.
Londo pohon se godina e teatrit eksperimental është në proces restaurimi dhe është bërë më funksionale për publikun. Por sipas tij, suksesi i shfaqjeve sjell nevojën për më shumë vende në sallën e teatrit.
Komedia ?Zoti i masakrës? do të shfaqet tri ditë rresht për publikun në teatrin ?Skampa? të Elbasanit në datat 27, 28 dhe 29 prill. Kjo komedi mbështetet mbi veprën e Jasmina Rezës dhe është përkthyer në shqip nga Nasi Lera.