Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim i cili përcakton rregulla të reja për privatizimin e objekteve që janë zënë prej kohësh nga qytetarët dhe përdoren si banesa.
Vendimi ngarkon bashkitë që fillimisht të marrin pronësinë e këtyre banesave. Më pas, brenda një viti ato duhet të njoftojë në media apo me postë banorët se mund të paraqesin kërkesat për privatizimin e banesave që kanë në përdorim.
Bashkia përkatëse, brenda 1 muaji, nga dorëzimi i dokumentacionit nga qytetarët, shqyrton dosjen e privatizimit dhe vendos pranimin ose refuzimin e saj.
Nëse subjektet përfituese nuk respektojnë afatin prej një viti nga njoftimi I njësisë vendore, për paraqitjen e kërkesës për privatizim dhe lidhjen e kontratës së privatizimit me bashkinë, banesa ose objekti i kthyer në fond banese kalon në banesë sociale me qira, me vendim të këshillit bashkiak.
Bashkia është autoriteti që duhet të lidhë kontratat e qirasë me qytetarët, banorë në këto objekte.