TIRANË- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka thirrur në një takim drejtuesit e të gjitha partive parlamentare.
Takimi do të mbahet në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit ku priten të diskutohen rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe ndryshime të mundshme të Kodit Zgjedhor.
Ky zhvillim vjen pas takimit që Meta pati me ambasadorët Donald Lu, Romana Vlahutin e Bernd Borchardt.
Basha i përgjigjet pasdite ftesës së Metës
Opozita do të vendosë gjatë pasditës nëse do ta pranojë apo jo ftesën e Ilir Metës, për mbledhjen në një tryezë të partive parlamentare.
Burime pranë selisë blu bëjnë të ditur se kreu i PD, Lulzim Basha, ka thirrur një takim në orën 18:00, partitë e koalicionit të djathtë.
Mbledhja me aleatët ishte parashikuar më herët por në këtë takim do të diskutohet edhe për ftesën e kryetarit të Kuvendit.
Në takimin me aleatët ishte parashikuar që kryetari i PD të informonte aleatët mbi takimet dhe negociatat e një dite më parë me zyrtarët gjermanë, David McAllister dhe Knut Fleckenstein, për zgjidhjen e ngërçit politik.
Ngërçi politik, Lu, Vlahutin e Borchard 1 orë e gjysmë te Meta
Zhvillimit e fundit politike në vend kanë vënë në lëvizje ambasadorët e huaj të akredituar në vendin tonë. Takime intensive kanë nisur që paraditen e sotme.