Report TV - Korçë, prej 10 ditësh mungon ilaçi për trajtimin e të droguarve

2017-07-05 1

Prej më shumë se dhjetë ditësh rreth 80 persona të intoksikuar nga lëndët narkotike dhe që trajtohen pranë qendrës ?Aksion plus? në qytetin e Korçës, nuk kanë marrë dozën e metadonit.

Ndërkaq sipas të dhënave nga kjo qendër mësohet se situata problematike ka përfshirë të gjitha qendrat e vendit dhe kjo mungesë do të jetë deri në muajin maj dhe se për këtë ka ndikuar tenderi që ka shpallur Ministria e Shëndetësisë për të blerë medikamentin i cili është e vështirë të sigurohet në farmaci.

Të indinjuar ata shprehen se në mungesë të preparatit që është zëvendësues i drogës, kryesisht heroinës përdoruesit të cilët ishin duke u trajtuar me metadon i janë rikthyer përdorimit të heroinës.

Për këtë persona situata bëhet e pazgjidhshme edhe për shkak se në Korçë nuk ka një mjek toksikolog me të cilin mund të konsultoheshin përdoruesit e drogës për të gjetur një tjetër mundësi për trajtim.