Fier, vazhdojnë protestat kundër impiantit të mbetjeve

2017-07-05 2

Megjithë deklaratat e kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi se impianti i mbetjeve nuk do të ndërtohet pa dakordësinë e banorëve në fshatin Verri këta të fundit vazhdojnë protestën. Këtë herë ata marshuan në këmbë nga fshati i tyre deri në qendër të qytetit të Fierit.

Banorët nuk besojnë në deklaratën e kryetarit të bashkisë, ndaj kërkojnë vendim zyrtar që impianti nuk do të ndërtohet në afërsi të fshatit Verri.

Impianti i mbetjeve në Fier është refuzuar deri tani nga tre fshatra ku bashkia vendosi ta ndërtonte.

Nga ana tjetër bashkia ka shpallur emergjencë mjedisore në fushën aktuale të mbetjeve ku nuk ka më kapacitete grumbullimi apo përpunimi.

Tv Klan