Ahmeti takohet me Zaev, diskutohet situata politike - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Liderët e LSDM dhe BDI, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti vijojnë takimet në përpjekje për zgjidhjen e krizës, që ka përfshirë prej muajsh Maqedoninë. Parlamenti mbetet ende i bllokuar, pasi VMRO-DPMNE nuk po lejon zgjedhjen e kryetarit, që do t?i hapte rrugën edhe formimit të qeverisë. Zaev deklaroi se ka mbështetjen e partive shqiptare dhe se po bëhet gjithçka për shmangien e tensioneve dhe transferimin paqësor të pushtetit. Ndërsa Ahmeti rikonfirmoi mbështetjen për LSDM për zgjidhjen e krizës.

?Ne do t?i menaxhojmë bashkë çështjet, sepse jemi shumicë?.

Nga presidenti Ivanov nuk ka shenja tërheqjeje, pasi dhënia e mandatit Zoran Zaev sipas tij, vë në pikëpyetje pavarësinë e vendit, sepse ai ka pranuar platformën e një shteti të huaj.

Të hënën Maqedoninë do ta vizitojë zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështjet Europiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, por ashtu siç ka bërë edhe në të tjera raste presidenti Ivanov ka refuzuar ta takojë atë, me argumentin se e ka axhendën të ngjeshur.