Ora News - Meta me të rinjtë e njësisë 10: Edukimi garanton punë të mirëpaguar

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari I LSI-së Ilir Meta gjatë një takimi që zhvilloi me të rinjtë e njësisë 10 në Tiranë, tha se ata janë forca e ndryshimit dhe se vetëm të bashkuar mund të ndryshojnë të ardhmen e tyre. Teksa vlerësoi LRI-në si një model të ri në gjithë politikën shqiptare, Meta u ndal edhe tek edukimi i të rinjve.
Rinia përfaqëson forcën e ndryshimit dhe garanton të ardhmen e shoqërisë. Kështu u shpreh, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, gjatë një takimi me të rinjtë e LRI-së në Njësinë 10, të cilëve ju drejtoi edhe një apel:
Meta: ?Nuk ka forcë më të madhe se sa kur rinia e kupton se çfarë përfaqëson, e kupton që vetëm e bashkuar mund të jetë ajo fuqi ndryshimi që garanton të ardhmen e saj, por edhe të familjeve të gjithë të rinjve dhe të rejave, të familjeve që keni sot, por edhe të familjeve që do të krijoni nesër?

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/meta-me-te-rinjte-e-njesise-10-edukimi-garanton-pune-te-mirepaguar/