KRUJË-Gjatë operacioneve për asgjësimin e kanabisit janë gjetur 300 bimë, një person është arrestuar, ndërsa kushëriri i tij është në kërkim.
U arrestua në flagrancë Flamur Tufa 38 vjeç, banues në Krujë, ndërsa është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit me inicialet P. T. 46 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë, kushëri me shtetasin Flamur Tufa.