Bashkia Tiranë, investime në infrastrukturë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shume shpejt një mije banorë që jetojnë në rrugën ?Xhavit Shyqyri Demneri?, në Tiranë, nuk do të kenë më probleme me kanalizimet.

Bashkia ka nisur ndërtimin e kolektorit dhe rrjetit të kanalizimeve, i cili prej kohësh ishte amortizuar si pasojë e mbushjes dhe bllokimit me materiale inerte.

?Ndihem shumë mirë sot që kthehemi dhe u shtrëngojmë dorën qytetarëve me një premtim të mbajtur. Kjo ka qenë ndoshta këneta më e madhe urbane në një qytet si Tirana. Them kënetë e madhe urbane sepse reshja e parë e shiut e kthente këtë mëhallë në një ?govatë?, ku baltovina, mushkonjat dhe problematikat që shkaktonte uji i ndenjur ishte shqetësimi kryesor i banorëve. Për herë të parë, kemi jo vetëm kanale të ujërave të zeza, por edhe kanale të ujërave të bardha, si dhe një ujësjellës të ri për një zonë e cila është 7-8 fishuar si popullsi pas fillimit të viteve ?90.?

Kryebashkiaku Veliaj i bëri thirrje qytetarëve që të jenë korrekt me pagesat e ujit.

?Bashkia dhe Ujësjellësi po bëjnë përpjekje maksimale, por kjo kërkon edhe pak bashkëpunim nga qytetarët. Vetëm kur Bashkia është në krye të punëve dhe qytetarët janë të përgjegjshëm, mund të kemi një qytet model, siç ka filluar të sillet Tirana sot. Tirana ka sot çmimin më të ulët të ujit nga të gjitha qytetet e bashkitë e mëdha, por unë besoj se po merr shërbimin më të lartë e cilësor. Ftoj të gjithë qytetarët të jenë korrektë me faturat e ujit. Siç duket, ne kemi investuar pothuajse në çdo lagje. Në një vit kemi pasur 103 investime në Ujësjellës, sa çnuk ishin bërë në 25 vitet e fundit.?

Kreu i Bashkisë përshëndeti banorët për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike dhe u kërkoi të jenë të kujdesshëm, për të mos bllokuar kanalet me mbetje.