Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një doganier dhe dy inspektorë policie të pikës kufitare të Kakvijës në Gjirokastër janë arrestuar në lidhje me kamionin me 1.1 ton drogë i cili u kalua për në Greqi. Ndërsa janë shpallur në kërkim një tjetër inspektor policie dhe shoferi i kamionit.
Prokuroria për Krime të Rënda sqaron se ?ka siguruar të dhëna të mjaftueshme hetimore, në bazë të të cilave rezulton se punonjës të Policisë dhe të doganës në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës kanë krijuar lehtësitë e nevojshme që një kamion me rreth 1.1 ton kanabis të kalojë në Greqi, në dt. 17.02.2017.?
Prokuroria gjithashtu thotë së kamioni nuk i është nënshtruar kontrollit të skanerit, nuk është kontrolluar me qen anti-drogë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kamion-me-droge-drejt-greqise-arrestohen-doganiere-dhe-police/