Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi e ftuar në ?Ekopolitikë? nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se Shqipëria po punon për të futur industrinë automotive, ndërsa kryeredaktorja e Monitor Ornela Liperi thotë se Maqedonia dhe Serbia janë shumë më përpara në këtë drejtim, çka ka ndikuar në rritjen e eksporteve të tyre.
Pjesë nga biseda:
Ekonomi: Përpjekjet për investime të huaja në Shqipëri do të vazhdojnë që të binden investitorët që Shqipëria është një vend që ofron mundësi. Në 2017 do të vazhdojnë reformat në sektorin e energjisë, bujqësisë dhe turizmit.
Ne kemi shpallur edhe paketën 1 milionë dollarë për investim, që është një paketë për investime në sistemin shëndetësor dhe në shkolla. Unë besoj se ne do të sjellim mundësi që Shqipëria të bëhet vend atraktiv edhe për industri të tjera siç është industria e automotive që vendet fqinje e kanë dhe që ne po përpiqemi ta zhvillojmë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/ekonomi-po-punojme-per-futjen-e-industrise-automotive/