Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I dërguari i Kancelares gjermane Merkel David Mcallister dhe raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Fleckenstein nuk arritën të afrojnë drejt kompromisit liderët politikë shqiptarë, Edi Rama, Ilir Meta, e Lulzim Basha.
Pasdite vonë të gjithë iu drejtuan Pallatit të Kongreseve me shpresën e një zgjidhjeje, veç negociatorëve e liderëve politikë, mbërritën edhe ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE.
Ne dhoma të veçanta me negociatorët, palët qëndruan për rreth 50 minuta përpara se të largohej i pari kreu i PD-se Lulzim Basha,ndërkohë që miqtë ndërkombëtarë ishin ende ne ambjentet e Pallatit të Kongreseve.
Pak minuta më vonë dolën edhe dy bashkëkryetarët e koalicionit të majtë, por pas bërë asnjë koment. Ne heshtje u larguan nga Pallati i Kongreseve edhe dy eurodeputetët gjermane
Rreth ores 20 20 Ora News mësoi nga burime të besueshme se negociatat dështuan edhe pse maxhoranca bëri disa lëshime, por opozita nuk u tërhoq nga kërkesa për qeveri teknike, që gjë nuk u pranua nga e majta.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/fleckenstein-dhe-mcallister-sot-ne-tirane-vijne-me-draft-marreveshje/