Ora News - Gjirokastër - I afërmi i lë çelësat e shtëpisë, 59-vjeçari fsheh drogën

2017-07-05 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 59-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar nga policia pasi në banesën ku ai jetonte iu gjetën një sasi prej 90 kilogramë kanabis sativa.
Banesa ku Hajri Dervishi jetonte ishte e një të afërmi të tij, i cili ia kishte lënë çelsat e shtëpisë me mirëbesim pasi ai jetonte në Greqi.
?Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankensat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në lagjen ?Pllakë?, Gjirokastër, në banesën e shtetasit H.X., i cili prej dy muajsh jetonte familjarisht në shtetin Grek, kishte lëndë narkotike. Banesa e këtij shtetasi mirëmbahej nga një i afërmi i tij. Në bazë të këtij informacioni u krye kontroll në këtë banesë. Si rezultat i operacionit rezultoi se në një nga ambjentet (qilarin) e shtëpisë u gjet e ambalazhuar në 17 thasë një sasi prej 90 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një arkë me fishekë.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/i-afermi-i-le-celesat-e-shtepise-59-vjecari-fsheh-drogen/