Ora News – Atentat në Sukth, ekzekutohen në makinë Ervin Dalipaj dhe miku i tij “Labi”

2017-07-05 9

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekzekutim mafioz në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Sukthit. Një mjet ku udhëtonin ish-shefi i krimeve në policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe një miku i tij, është qëlluar me breshëri automatiku duke lënë si pasojë 2 të vdekur. Dalipaj ishte person në kërkim nga Krimet e Rënda për rrëmbimin dhe vrasjen në bashkëpunim të Gazmend Çollakut.
Atentat ndaj ish-shefit të Krimit Ekonomik në policinë e Tiranës. Ervin Dalipaj së bashku me mikun e tij Xhino Dautaj që njihej me pseudonimin ?Labi?, janë qëlluar me breshëri automatiku teksa mjeti tip ?Audi? me të cilin udhëtonin ishte në lëvizje në zonën e Sukthit.
Sipas informacioneve të Policisë së Durrësit, dy viktimat ishin duke shkuar me makinë në drejtim të Sukthit në momentin kur janë qëlluar për vdekje.
Sipas burimeve në policinë e Durrësit, dyshohet se mjeti tip ?Audi? i tyre është ndjekur për disa km nga një makinë me ngjyrë të zezë, derisa u qëlluan me kallashnikov.
Ish-zyrtari lartë i policisë 37-vjeçari, Ervin Dalipaj, ishte një nga personat e dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, madje këtë të martë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte edhe gjyqi i tij por u shty.
Më 15 dhjetor 2016, Prokuroria për Krime të Rënda dërgoi për gjykim Denis Shtrazën dhe Ervin Dalipaj, me makinën e të cilit sipas Prokurorisë ishte kryer rrëmbimi i Gazmend Çollakut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrasje-me-arme-zjarri-ne-sukth/

Free Traffic Exchange