Stop - Laprakë, 113 fëmijët e kopshtit “strehohen” në shkollën “Isa Boletini”! (25 prill 2017)

2017-07-05 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Kopshti i njësisë nr.11 në Laprakë është mbyllur prej 2 vjetësh dhe plot 113 fëmijë janë transferuar në shkollën 9-vjecare ?Isa Boletini?. Por edhe në shkollë kushtet janë skandaloze, ambientet gjithë lagështirë, ndërsa fëmijë e të rritur, detyrohen të përdorin të njejtat tualete.Drejtoresha Desantila Ferati dhe edukatorja Shyhrete Gjonaj, pranojnë kushtet e vështira dhe shprehen, se shpresojnë, që të gjendet një zgjidhje për fëmijët.
Edhe prindërit e fëmijëve ankohen për kushtet e përshtatshme për fëmijët e vegjël.

Drejtoresha Desantila Ferati na tregon klasat se ku qëndrojnë fëmijët, si zhvillohen orët e mësimit, si edhe kushtet e kësaj shkolle.

?Në këtë klasë janë 55 fëmijë. E vështirë është, por nuk besoj se do të qëndrojmë shumë gjatë. Besoj se kopshti do të bëhet shumë shpejt. Lagështirë ka, por ne jemi përkohësisht këtu. Kështu që, mësimi vazhdon normalisht.?

Në tualetet që shkojnë fëmijët, shkojnë edhe të rriturit?

?Jo, mund të them, sepse është një orar kur fëmijët e shkollës kanë pushimin e gjatë dhe janë në banjë. Në atë orar nuk frekuentohen nga fëmijët e vegjël. Fëmijët 3-vjeçar shoqërohen nga pastruesja. Tualetet janë të njëjtat, jemi në një shkollë!?

rejtoresha shprehet se në klasën tjetër ndodhen 54 fëmijë, dy grupe të moshave të ndryshme dhe se për ta menaxhuar orën e mësimit edukatoret merren me grupin përkatës.

Edukatorja Shyhrete Gjonaj rrëfen se ndihet shumë e lodhur me këtë situatë.