Stop - Mashtrues rruge, që mbledhin para në emër të njerëzve në nevojë! (25 prill 2017)

2017-07-05 2

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Kronikë më e zgjeruar: http://tvklan.al/stop-emisioni-168-sezoni-2/

Qytetarët në Tiranë dhe rrethe janë ndeshur shpesh me njerëz, që prezantohen si vullnetarë e që kërkojnë para për të ndihmuar njerëz në nevojë. Kamera e fshehtë e ?Stop?, ka arritur të demaskojë punën e dy grupeve të ndryshme, që hiqen si bamirës, por paratë që marrin nga kutitë e ndihmës, i fusin në xhepat e tyre. Agim Hajdari, që ka një shoqatë të tillë, tregon mekanizmin e mbledhjes së të hollave dhe përfitimet. Po kështu një grup vajzash, që jetojnë me para të fituara në këtë mënyrë.

Kamera e fshehtë e emisionit ?STOP? shfaq me zë e figurë se si një grup vajzash punësojnë persona, rroga e të cilëve përfitohet nga paratë e ndihmave.

Qytetarja ? Po, tani më thuaj?

Organizatorja ? Atëherë, siç i sheh edhe këto kutitë, ne dalim me këto.

Qytetarja ? Po. Nisma vullnetare në ndihmë të familjeve. Po.

Organizatorja ? Ne dalim me këto, e zemë unë me ty, kupton? Ndahemi domethënë bëhemi çift dhe shkojmë nëpër rrethe. Për shembull shkojmë në Vlorë, shkojmë 5 grupe e zemë, dyshe dyshe, kupton? Edhe na çojnë këta me makinë.

Qytetarja ? Po.

Organizatorja ? Orari fillon nga ora 10 në mëngjes, ndonjëherë ndodh që mund të vish herët këtu, se mund të shkosh nëpër rrethe në Shkodër, e kupton? Do fillosh atje në orën 10 me 2, katër orët e para. Pastaj dy orë i ke pushim, që mund të hash ndonjë gjë dhe ke 4 mijë lekëshin, plus 10 mijë lekë (të vjetra), që i thonë 300 mijë lekë (të vjetra), nëse ti shkon nëpër rrethe. Plus që do hash ndonjë gjë e do pish ndonjë gjë me 4 mijë lekëshin tënd.

Qytetarja ? E kuptoj. Si punë diete.

Organizatorja ? Po, si punë diete. Ndërsa 10 mijë lekë (të vjetra) i fut në xhep, që i bie domethënë 300 (mijë lekë të vjetra) në muaj, nëse ti vjen përditë paradite ? mbasdite.

Organizatorja ? Kjo ishte. Ti do thuash vetëm kaq, do marrësh kutinë dhe do përshëndesësh njerëzit. Edhe do t?ju thuash: ?Përshëndetje! Si kaluat? Më falni për shqetësimin?, kur jemi në plazh flas. Kur jemi në plazh, do t?ju thuash: ?Më falni, që ju shqetësoj. Ne jemi nisma vullnetare në ndihmë të familjeve në nevojë dhe fëmijëve me sindromën Down dhe autik. Keni dëshirë të kontribuoni sadopak??

Qytetarja ? Po ku korrespondon kjo domethënë? Se në qoftë se, një person bën një pyetje, ku shkojnë këto lekë, e ke parasysh?

Organizatorja ? Këto lekë shkojnë, ke shumë të drejtë, sepse normale.

Qytetarja ? Duhet të dish t?ju kthesh (përgjigje)?

Organizatorja ? Ty do të pyesin në rrugë, po jo se unë nuk kam besim se ku shkojnë këto lekë. Këto lekë shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë, jemi nga shoqata rinore do thuash. Jemi mbledhur një grup rinor dhe ne jemi vullnetarë, domethënë nuk marrim lekë për vete, e kupton? Sepse kështu do t?jua shpjegosh, se thonë këta i marrin lekët për vete.

Qytetarja ? Kjo është ndonjë shoqatë?

Organizatorja ? Jo, akoma nuk jemi bërë shoqatë.

Qytetarja ? Jeni thjesht të r...

Free Traffic Exchange