Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pranvera tashmë ka ardhur e këtë e tregojmë më së miri edhe temperaturat në rritje të parashikuara për ditët në vijim. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat do të pësojnë rritje graduale ndërsa nuk parashikohet të ketë reshje shirash.
Ditët e ftohta kanë marrë fund dhe tashmë duhet të përgatitemi për temperatura të larta dhe ditë me më shumë diell.
Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit në 24 orët në vijim nuk priten reshje shirash, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme.
Po ashtu shqetësim do të mbetet era e fortë në disa zona.
Shefi i Shërbimit Meteorologjik pranë IGJEUM, prof.Petrit Zorba, jep më shumë detaje për motin pikërisht në një nga stacionet e monitorimit në kryeqytet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ikin-plakat-rriten-temperaturat-pergatituni-per-dite-te-nxehta/