Report TV - Shkelje me legalizimet,kallëzim ish kreut e 3 zyrtarëve të ALUIZNI-t Lezhë

2017-07-05 1

Shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në më shumë se 250 praktika legalizimesh kanë çuar në kallëzimin penal të ish-drejtorit të ALUIZNI-t Lezhë Pashk Luka dhe tre nëpunës të tjerë të këtij institucioni.

Përmes një deklarate zyrtare KLSH njoftoi se zyrtarët janë përgjegjës për shkelje financiare prej rreth 200 mijë dollarësh.

Ata fajësohen për legalizime në zona të ndaluara nga ligji, afër rrugës kryesore, lumenjve, kanaleve kryesore, pa dokumentacion, shmangie për pagesa detyrimesh financiare.

Dëmi ekonomik i llogaritur nga KLSH arrin në vlerën 5,9 milionë lekë, ndërsa shkeljet e disiplinës financiare në vlerën 14,3 milion lekë.