Ora News – Dëme nga i ftohti, fermerët e Kukësit dhe Dibrës: Nuk do ketë prodhim

2017-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetëra fermerë të Dibrës dhe Kukësit konfirmojnë se dëmet në bujqësi nga bora e ngrica e fundit janë të konsiderueshme dhe nuk do të ketë prodhim këtë sezon. Fermerët kërkojnë kompensim të dëmeve nga Drejtoritë e Bujqësisë, pasi siç thonë kanë investuar shumë në bujqësi, me farëra, pesticide, etj.
Fermerët në Kukës dhe Dibër pohojnë se kanë pësuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore nga i ftohti i ditëve të fundit.
Sokol Tërshalla në Shtiqën të Kukësit, është njëri prej tyre që ka një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh me vreshta.
Ai thotë se nga bora e disa ditëve më parë dëmet në parcelat e mbjella me rrush janë të konsiderueshme dhe nuk do të japin prodhim këtë sezon.
Në Dibër qindra fermerë dibranë u mblodhën para Drejtorisë së Bujqësisë, pasi ende nuk ka asnjë përgjigje nga Ministria e Bujqësisë në lidhje me dëmet e shkaktuara nga ngricat e ditëve të fundit.
Fermerët kërkuan nga Drejtoria e Bujqësisë dëmshpërblimin e humbjeve, pasi siç thonë ngrica ka shkatërruar plotësisht pemtarinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deme-nga-i-ftohti-fermeret-e-kukesit-dhe-dibres-nuk-do-kete-prodhim/