Ora News – Prezantohet sistemi i unifikuar i pagesave për punonjësit e administratës

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sistemi i ri i unifikimit të listëpagesave për punonjësit e administratës publike do të sjellë përfitime për buxhetin e shtetit. Kështu e ka komentuar këtë sistem Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, e cila tha se në administratë ka 20-30% vende të lira pune si pasojë e mosplotësimit të kritereve të kërkuara.
20-30% e vendeve të punës në administratë mbeten bosh pasi aplikantët nuk plotësojnë kriteret për tu pranuar.
Shifrat u raportuan nga Ministrja e Shtetit për Inovacionin, Milena Harito, gjatë një aktiviteti për prezantimin e sistemit të ri të unifikuar për gjenerimin e pagës së nëpunësve të administratës publike, të ndërtuar nga DAP dhe Ministria e Financave.
Harito: Kemi 20-30% të vendeve që na mbeten bosh. Fakti që pozicionet mbeten bosh është se kemi një proçes transparent, meritokratik, kur në rastin që kandidatët nuk i plotësojnë kushtet vendet nuk plotësohen.
Për drejtoreshën e DAP, Albana Koçiu, aktualisht në sistem kanë kaluar 11 mijë dosje punonjësish, ndërsa brenda pak kohësh pritet që ky numër të rritet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/prezantohet-sistemi-i-unifikuar-i-pagesave-per-punonjesit-e-administrates/