Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Financat e Shqipërisë përgjatë një shekulli dhe hapat e para të vendosjes së taksave të ndryshme vijnë të argumentuara nga ekonomisti i rrallë dhe ish-Ministër i Financave, Haxhi Shkoza. Libri i tij ribotohet si një vlerë për fushën e ekonomisë nga akademiku dhe Profesori Anastas Angjeli në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave.
?Financat e Shqipnis 1839-1934? i ekonomistit të rrallë Haxhi Shkoza, është botimi që vjen si një libër jo i zakonshëm, por si dëshmi e burim drite një shekullore për financat publike shqiptare.
Ribotimi i librit që përcjell vlera të rralla për historikun e financave të vendit të shkruar dekada më parë nga një ish-Ministër Financash dhe inspektor i oborrit mbretëror vjen nga akademiku dhe Profesori Anastas Angjeli, si bashkëpunim i Akademisë së Shkencave dhe Universitetit Mesdhetar.
Një domodshmëri në fushën e ekonomisë e ka vlerësuar informacionin që përcjell libri, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule.
Të ardhurat e përgjithshme të shtetit në kohën e Mbretërisë përbëheshin prej tetë taksave.
Në 1922 mban datën e lindjes taksa progresive, në 1923 kanë filluar koncesionet e para për mineralet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/ribotohet-libri-financat-e-shqipnis-1839-1934-i-haxhi-shkozes/