?Zoja e Shkodrës? kjo kryevepër e 1800-s, rishfaqet këtë të martë e rilindur në Katedralen e Shkodrës. E njohur si ikona e ?Zojës së këshillit të mirë? pajtores së Shqipërisë, vepra e trashëgimisë kulturore është rikthyer këtë të martë në Katedralen e ?Shën Shtjefnit" në qytetin e Shkodrës, pasi qëndroi 7 muaj për restaurim në Institutin ?Palazzo Spinelli? në Firenze.
Në ceremoninë e prezantimit përveç drejtuesve të lartë të kishës Katolike, ishte edhe i dërguari i atit të shenjtë kardinali Franc Rode, i cili përcolli një mesazh për harmoninë fetare në Shqipëri
?Populli Shqiptar krenar, me gjallëri të madhe, një nga popujt më të lashtë të Europes por gjithmonë i ri mund t?i ofroj, e i ofron dhe duhet të ofroj një shembull Europës e Botës, se si përkatësitë e ndryshme fetare të këtij vendi jetojnë në paqe e solidaritet me njëra-tjetrën dhe që ndjejnë një unitet që ndërtohet mbi identitetin kombëtar. Ky pra është mesazhi?, tha Franc Rode.
Arqipeshkvi i Shkodrës, Pult Imzot Angelo Massafra theksoi se me restaurimin e kësaj vepre restaurojmë ndërgjegjen e një populli.
Në ceremoninë e dorëzimit të veprës ishin të pranishëm edhe ministrja e Kultures Mirela Kumbaro e ministri i jashtëm Ditmir Bushati.