Padi Bashës e deputetëve, policia dorëzon kallëzimet - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Shtetit dorëzoi kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, por edhe të rretheve për 226 persona, lidhur me protestën e Partisë Demokratike mesditën e së hënës. Në Prokurorinë e Tiranës mbërriti kallëzimi për liderin e opozitës Lulzim Basha, por edhe për sekretarin Arben Ristani.Në ne materialin e policisë përfshihen disa deputete te Partisë Demokratike. Mes te kallëzuarve janë kreu i grupit Edi Paloka, Oerd Bylykbashi ,Gert Bogdani, Flamur Noka, Eduart Halimi,Gent Strazimiri, Asllan Dogjani, Igli Cara, Kastriot Islami, Genc Pollo e Keltis Kruja. Sipas policisë 96 persona të identifikuar penguan lëvizjen e automjeteve për 1 orë në sheshin ?Shqiponja? dhe në rrugën ?Teodor Keko? e njohur si zona e pallatit me shigjeta.Të njëjtin kallëzim policia dorëzoi edhe ne organin e akuzës ne Lushnje. Në total në këtë qytet u kallëzuan 125 persona përfshirë dhe organizatorët e bllokimit të trafikut të rrethrrotullimi i Plugut. Këtu policia kallëzoi serish Arben Ristanin, por edhe kreun e PD se Lushnjës, Myslim Murizi, Liljana Elmazi, Roland Bejko, Lefter Maliqi, Luan Baçi, Agron Kapllani dhe Moisi Meminaj.Edhe policia e Elbasanit dorëzoi materialet per deputetët LuçianoBoçi dhe Edmond Spaho.Të gjithë personat akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme, ndërsa ky është numri më i madh i deputetëve, të cilët kallëzohen njëherësh nga Policia e Shtetit. Ndërkohë burimet bënë me dije se lista do të shtohet më tej, pasi vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në protestën, e cila sipas policisë ishte e paligjshme.