Ora News – Në sitë financat e bashkive, taksa e pronës kontribuesi kryesor

2017-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda këtij viti do të kemi në zbatim ligjin për taksimin e pronës dhe ajo do të shmangë evazionin fiskal me të cilin përballet sot prona. Ky fakt është bërë i ditur nga Drejtori i Drejtorisë së Financave Vendore, Fran Brahimi, gjatë prezantimit të raportit për analizën e burimeve të financimit të qeverisjes vendore. Ndërsa rezulton se taksa mbi pasurinë e paluajtshme është kontribuesi kryesor në të ardhurat e qeverisjes vendore. Një vit nga zbatimi i reformës territoriale, rezulton se Bashkitë kanë humbur 1.5 mld lekë nga thjeshtimi i taksimit mbi fitimin për biznesin.
Brenda këtij viti do të përfundojë ligji për taksën e pronës, i cili do të disiplinojë taksimin mbi pasurinë e paluajtëshme dhe shmangë evazionin fiskal që po kryehet deri tani.
Kështu u shpreh Drejtori i Drejtorisë së Financave Vendore, Fran Brahimi, gjatë analizës së burimeve të financimit për 61 bashkitë vjen një vit pas zbatimit të reformës territoriale.
Fran Brahimi: Ministria e Financave në kuadër të rritjes së burimeve finaciare të pushtetit vendor brenda këtij viti është parashikuar të ketë edhe një ligj të posaçëm për takësn e pronës, një ligj që presupozon që do të vendosë në një disiplinë të rregullt pronën dhe taksimin e pronës. Synimi është që të shmangen evazionet fiskale që janë deri më tani, të rriten të ardhurat për pushtetin vendor me qëllim që të rriten edhe shërbimet dhe investimet publike.
Rreth 36.6 mld lekë apo 269 mln euro u kushtoi tatimpaguesve qeverisja vendore gjatë 2016, nga të cilat 25.6 mld lekë shkojnë për pagat e personelit të bashkive, 10 mld lekë për investime dhe 860 mln lekë për subvencione dhe transferta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ne-site-financat-e-bashkive-taksa-e-prones-kontribuesi-kryesor/

Free Traffic Exchange