Ora News – Shkodër, spektakël me këngë e kostume tradicionale arbëreshë

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kanë rrugëtuar nga Italia, atje ku janë vendosur prej vitesh për të jetuar e ndërtuar një komunitet shqiptar, i larguar nga trojet e veta për shkak të luftës, e që sot kthehen në tokën mëmë.
60 arbëresh i dhanë një ditë feste Shkodrës, ku me kostumet dhe këngët e tyre tradicionale, përshkuan akset kryesore të kryeqendrës së veriut.
Të ardhur nga Kalabria, ato zgjodhën një datë të shenuar për historinë e vendit, pikërisht përkujtimine 550 vjetorit e ?Valles së fitores?, që është beteja e fundit e fituar nga Gjergj Kastrioti, Skenderbeu.
Apeli i tyre është që kjo ngjarje të kthehet në një traditë dhe festa të përfshijë të gjithë vendin, duke apeluar që mbështetja të mos mungojë edhe nga qeveria.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-spektakel-me-kenge-e-kostume-tradicionale-arbereshe/