http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ore pas protestës ku opozita bllokoi disa nga akset kryesore ne vend, kryeministri Rama ka vizituar në Spitalin e Traumës pacientin që po transportohej me ambulancë nga Fieri drejt Tiranës dhe u bllokua te sheshi ?Shqiponja?. Teksa u njoh me gjendjen e të sëmurit përmes mjekëve, Rama dëgjoi edhe shqetësimin e familjareve.Kryeministri tha se e mësoi ngjarjen teksa po kthehej nga Vlora. E revoltuar bashkëshortja e pacientit i tha kryeministrit se jeta e te sëmurit u rrezikua seriozisht.?U vonuam atje në autostradë, gjithkush e do jetën, protesto, por rrugën lerë të lirë mos e zër, pse duhet të rri një orë unë. Çfarë borxhi të kam që të vdes rrugës, unë e kam lënë në gjendje stresi burrin, vetë kam kaluar një traumë. Hape rrugën, pse? Të më vdesë njeriu mua në rrugë. Tensioni fluturoi, isha me doktorin, ai u bllokua në rrugë? tregoi ajo situatën para kryeministrit.?Një ditë më pare opozita protestoi për 60 minuta pikat kyçe ne akset kombëtare te vendit, duke shkaktuar radhe te gjata mjetesh.