Policia e Tiranës ka nisur procedim penal për kryetarin e PD Lulzim Basha, deputetët e opozitës që e organizuan dhe protestuesit që janë identifikuar gjatë tubimit të ditës së djeshme në kryeqytet.
Lulzim Basha në krye të aksionit opozitar së bashku me deputetët e Partisë Demokratike bllokuan rrugët për një orë në dy pika në Tiranë dhe në tre pika të tjera në rrethe në Lushnje, Elbasan dhe në Milot.
Basha, deputetët dhe protestuesit akuzohen për tubim të paligjshëm dhe bllokim të qarkullimit.
Veprat penale për bllokim të qarkullimit dhe tubim të paligjshëm dënohet nga gjobë deri në tre vite burg.
Policia e Shtetit i kërkon Prokurorisë të procedojë penalisht organizatorët e protestës së Partisë Demokratike.