Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz përuruan sot fillimin e punimeve për rindërtimin, sipas parimit të efiçiencës energjitike të godinave të Qytetit Studenti nr. 2, në kuadër të projektit për rehabilitimin e konvikteve ku Bashkia e Tiranës është përfituese direkte.
Projekti synon përmirësimin e kushteve të jetesës për rreth 600 studentë, nëpërmjet rinovimit të ndërtesave me një sistem më të mirë ngrohjeje dhe insulimi, si dhe rinovimit të strukturës së brendshme të ndërtesave për të rritur cilësinë e jetesës si dhe mundësitë e ngrohjes për studentët. Kështu, studentët e shkollës së inxhinierisë dhe fakulteteve të tjera që jetojnë në Qytetin Studenti Nr.2, pranë ?21 Dhjetorit?, do të kenë shumë shpejt mjedise tërësisht të rikonstruktura dhe me standarde që garantojnë ngrohje me efiçencë energjitike.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj falenderoi qeverinë gjermane për kontributin e dhënë dhe theksoi se ky investim do të ofrojë për të gjithë studentët, kryesisht ata të inxhinierisë, por edhe të fakulteteve të tjera që jetojnë në këto konvikte, kushte më të mira e me standarde.