TIRANE-Inaugurimi i Hotelit Privilege në zonën rezidenciale të Farkës ka mbledhur dje operatorët turistikë dhe Ministren e Ekonomisë e Turizmit Milva Ekonomi.
Hoteli ofron pajisje e teknologji akomodimi të standardeve më të fundit ndërkombëtare: suita e dhoma të cilësisë më të lartë, sallë mbledhjesh, restorant, pishinë të mbyllur, sauna e hamam. Standardet e larta të akomodimit u përshëndetën nga Ministrja Ekonomi, e cila tha se rritja e cilësisë së hoteleve është sfida e radhës së turizmit shqiptar.
?Unë besoj se gjithë operatorët dhe agjencitë që janë prezent e shikojnë që është hotel i standardeve dhe ajo që kuptuam që ajo që ministria kishte shpallur për të qënë pjesë e strukturave akomoduese në Shqipëri janë përdorur nga kjo strukturë akomoduese. Besoj ka për të ndihmuar në rritjen e numrit të turistëve në Shqipër? , tha ministrja Ekonomi.
Investitori Valdrin Pjetri tha se ambientet e hotelit, ashtu si dhe shërbimi, janë konceptuar dhe realizuar sipas standardeve më të fundit ndërkombëtare në sektorin e akomodimit.