Report TV - Durrës,gjendja civile nuk ç'regjistron Agim Arapin, u vra dy javë më parë

2017-07-05 10

DURRES- Nuk kanë të sosur hallet për familjen Arapi e cila 2 javë më parë humbi kryefamiljarin e tyre Agimin i cili mbeti i vdekur nga goditjet që pësoi nga vëllezërit Ekonomi pas një sherri me motive pronësie.

Bashkëshortja e Agimit,Vjollca thotë se nuk po arrin të çregjistrojë bashkëshortin e saj pasi skeda e vdekjes është plotësuar gabim nga mjeku ligjor. Në skedë mungon vendi se ku u gjend i vdekur Agim Arapi.

?Këtë të premte shkoj për të marrë skedën e vdekjes tek mjeku ligjor, dhe ai më jep një skedë që burri ka vdekur në mënyrë të menjëhershme dhe nuk i dihen pasoja, kurse e marr këtë letër dhe shkoj tek qendra civile për të bërë çregjistrimin e burrit dhe zonja Roza merr e lexon skedën time dhe më thotë që Vjollca nuk është e rregullt duhet të shkosh edhe një herë tek mjeku ligjor, si ka vdekur, ku ka vdekur, vrasjen ma ka dhënë prokurori por ky nuk thotë që ka vdekur?, tha Arapi.

Sipas bashkëshortes së viktimës ,ngjarja po deformohet me qëllim që autorët të përfitojnë nga drejtësia. Sipas bashkëshortes së Agim Arapit mjeku ligjor, ka plotësuar dy skeda vdekjeje. Njëra ku përcaktohet shkaku i vdekjes dhe tjetra ku thuhet se nuk dihen shkaqet e saj. Kjo e dyta, sipas saj, ka bërë që Jurgen Kurti të lihet i lirë.