Basha: S’heqim dorë nga kërkesa për qeveri teknike

2017-07-05 0

Për 60 minuta opozita protestoi paqësisht duke bllokuar lëvizjen e automjeteve në disa prej akseve kryesore në vend.

Në Tiranë lëvizja u bllokua në rreth rrotullimin e sheshit ?Shqiponja? dhe atë të shkollës Teknologjike.

Protestuesit e veriut bllokuan lëvizjen e automjeteve në kryqëzimin e Milotit.

Ndërsa në jug mbështetësit e opozitës u bashkuan në rreth rrotullimin e Plugut, ne autostradën Fier - Lushnje.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit u bllokuan dy degëzimet që lidhin Elbasanin me Tiranën dhe Durrësin.

Lulizm Basha iu bashkua protestës në sheshin Shqiponja, ku qëndroi i ulur këmbëkryq mes protestuesve.

Edhe pse nga disa protestues nuk munguan fyerjet ndaj policisë, forcat e rendit evituan çdo konflikt, duke mbajtur një qëndrim korret gjate gjithë kohës.
Për Lulzim Bashën protesta është shenjë e vendosmërisë së opozitës deri në realizimin e kushtit të saj për qeveri teknike, si e vetmja garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

?Jemi të bashkuar në këtë lëvizje kombëtare dhe europiane për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri teknike, e cila do të largojë kriminelët nga institucionet, sipas ligjit të dekriminalizimit, që do të luftojë me të vërtetë drogën dhe paratë e drogës, që do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfshirë votimin biometrik dhe numërimin elektronik të votës së çdo shqiptari e çdo shqiptareje dhe, menjëherë pas kësaj, votimin dhe zbatimin e Vetingut dhe reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese dhe marrëveshjes politike të 22 korrikut?.

Në mbyllje të protestës kreu i demokratëve i ftoi qytetarët të largohen pa iu përgjigjur provokimeve, duke kënduar himnin e flamurit.

Më pas Basha iu bashkua edhe protestuesve në çadrën e vendosur në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, ndërsa në mbrëmje deklaroi se protesta e zhvendosur në rrugë ishte një paralajmërim i vendosmërisë për të mos lejuar zgjedhje pa opozitën.

Tv Klan

Free Traffic Exchange