Rama: Opozita nuk e ndal dot 18 Qershorin

2017-07-05 0

Bllokimi i rrugëve nga opozita nuk do ta pengojë Partinë Socialiste të shkojë në zgjedhjet e 18 Qershorit. Kështu u shpreh nga Vlora, Kryeministri Edi Rama teksa komentoi përshkallëzimin e aksionit të opozitës, në një takim me votuesit e rinj.

Më herët nga Fieri, Kryeministri tha se nuk është koha e bllokimit, por e zhbllokimit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Nga Parku Arkeologjik të Apolonisë i rehabilituar, Edi Rama shprehu domosdoshmërinë e procesit të Vetting -ut.

Për të ilustruar atë që e quajti drejtësi të korruptuar, Kryeministri morri si shembull Kalanë e Lezhës, për të cilën tha se shteti është në pritje të vendimit që do japë Gjykata e Lartë duke nëse objekti do të mbetet në administrim të shtetit apo do t?i jepet për shfrytëzim një individi për mirëqënien edhe ekonominë e tij personale.

Tv Klan