Presidenti Nishani dekoron fondacionin “Fundjava Ndryshe”

2017-07-05 2

Mbrëmjen e së hënës, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoroi me urdhrin ?Nënë Tereza? fondacionin ?Fundjava Ndryshe? për kontributin e dhënë në shoqëri.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit vlerësoi iniciativën e kësaj nisme që në qendër të saj ka humanizmin dhe jetësimin e vlerave shoqërore.

?Aktiviteti sotëm ka një dimension shumë të veçantë sepse i kushtohet njohjes se kontributit, vlerësimit dhe nderimit të kurajës, guximit dhe iniciativës të një grupi shumë të madh njerëzish që kanë jetësuar disa dimensione që jo vetëm duhen njohur dhe përkrahur, por duhen nderuar, promovuar dhe përhapur në shoqëri Humanizmin?, tha Nishani.

Ndërsa vlerësoi filozofinë e re që ky fondacion ka sjellë në shoqëri, presidenti Nishani tha se vlera të tilla duhen promovuar dhe përkrahur pasi janë në shërbim të popullit.

Tv Klan

Free Traffic Exchange