Ora News – Harito: Shtyrja e zgjedhjeve dhe qeveria teknike pretekste për PD-në

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Inovacioni Milena Harito e ftuar në ?Tonight Ilva Tare? shprehet se shtyrja e zgjedhjeve dhe qeveria teknike janë pretekste të Partisë Demokratike nga frika e humbjes së zgjedhjeve. Ndërsa Edith Harxhi thotë se flitet për një shumë prej 9.5 miliardë eurosh të ardhura nga kanabisi, shifër kjo shumë më e lartë ngase është thënë deri më tani.
Pjesë nga biseda:
Harito: Si qeveria teknike, si shtyrja e zgjedhjeve janë pretekste të frikës së Partisë Demokratike nga humbja. Çdo njeri që ka marrë pjesë në parti politike e di shumë mirë që zgjedhjet fitohen në terren, fitohen në takime me njerëzit dhe kur ke një ekip dhe një program për t?i bindur zgjedhësit.
Çdo shtyrje e zgjedhjeve dhe çdo tentativë për një të ashtuquajtur qeveri teknike që askush deri më sot nuk ka thënë se çfarë do të bëjë. Çfarë mund të bënte një qeveri teknike kur hyjmë në zgjedhje me një kod zgjedhor që është i njëjtë me atë të vitit 2013. Për fat të keq, Lulzim Basha në asnjë nga pozicionet ku ka qenë nuk ka mundur të ndërtojë asgjë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/harito-shtyrja-e-zgjedhjeve-dhe-qeveria-teknike-pretekste-per-pd-ne/