Ora News – Hasimja: Tonelatat e drogës si kërpudha, jeta e njeriut s’ka asnjë vlerë

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Anëtari i Partisë Sfida për Shqipërinë Ermal Hasimja, i ftuar në ?Tonight Ilva Tare? thotë se opozita ka të drejtë në shqetësimin e saj për zgjedhjet për shkak të tonelatave të drogës, ndërsa e akuzon atë se po bllokon qëllimisht integrimin.
Pjesë nga biseda:
Hasimja: Zgjidhja është e vështirë. Ata që kanë shkaktuar problemet janë mbledhur për të gjetur edhe zgjidhjet. Nga njëra anë jam plotësisht dakord për shqetësimin e Partisë Demokratike për çështjen e rrezikut të prishjes së zgjedhjeve. Gjithë këto tonelata drogë që dalin andej këndej si kërpudha në Shqipëri, me kriminelët që janë rrugëve, njerëz që vriten në pikë të ditës. Jeta e njeriut nuk ka asnjë vlerë. Asnjë vend në Evropë nuk do t?i konsideronte këto zgjedhje serioze.
Duhet që palët të jenë të vetëdijshme për problemet që i shkaktojnë vendit. Të gjithë të bënin pjesën e vet. PD-ja duhet ta shikojë pjesën e Vettingut se është në interes të shqiptarëve dhe jo në interes të qeverisë. Jo të bllokojë Vettingun duke shpresuar që të pengohet rruga e integrimit evropian. Qeveria duhet të merrte parasysh faktin që zgjedhjet zhvillohen në një atmosferë të rënduar. Asnjëra palët nuk e ka vullnetin e mirë. Çfarë do lloj zgjidhje që të ketë nuk do të jenë të qëndrueshme.
Këtu e vetmja gjë që njerëzit nuk merren është zhvillimi ekonomik. Qeveria pret që njerëzit të merren me politikë dhe të flenë gjumë që të shtojë barrën fiskale dhe t?i marrë shpirtin njerëzve, nga ana tjetër, opozita tërheq qerren nga mbrapa që ta mbajë vend peng të procesit të integrimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hasimja-tonelatat-e-droges-si-kerpudha-jeta-e-njeriut-ska-asnje-vlere/

Free Traffic Exchange