Report TV - Një ditë para negociatave Basha: Dialog vetëm për qeveri teknike

2017-07-05 0

Një ditë para negociatave me ndërkombëtarët David McAllister dhe Knut Fleckenstein dhe pak orë pas takimit që pati me ambasadorin Lu, Basha shprehet se është i gatshëm të dialogojë vetëm për qeverinë teknike.

?Koha po vjen ta kurorëzojmë këtë lëvizje me fitore që të gjithë shqiptarët presin. Nuk na mungon aspak vullneti dhe vendosmëria për ta zgjidhur krizën e thellë politike përmes një dialogu me kundërshtaret tanë politikë. Dialog që ka një temë: qeveri teknike dhe mandatin e kësaj qeverie për zgjedhje të lira e të ndershme?, është shprehur Basha në fjalën e mbajtur në çadrën e opozitës", tha ai.