Ora News – Cigaria djeg batanijen, dy të moshuar vdesin të asfiksuar në Poliçan

2017-07-05 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy të moshuar humbën jetën si pasojë e një zjarri që ra në qendrën e të moshuarve në Poliçan. Viktimat 81 dhe 84 vjeç, me probleme të theksuara fizike, dyshohet se janë asfiksuar nga tymi prej djegies aksidentale të një batanijeje. Ndërkohë nënkryetarja e Bashkisë së Poliçanit, Luljeta Xhaja, njoftoi zyrtarisht se ka pezulluar nga detyra deri ne zbardhjen e ngjarjes, Drejtoren e Qendrës dhe dy kujdestarët.
Dy të moshuar janë asfiksuar për vdekje në orët e para të mëngjesit, si pasojë e një zjarri aksidental në dhomat e tyre.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Qendrën e të Moshuarve në Poliçan, ku në katin e katërt janë gjetur të pajetë Tahir Senka 84 vjeç, nga fshati Lybesh dhe Mustafa Kaceli 81 vjeç, nga fshati Veleshnje.
Një cigare e harruar e ndezur në krevatin e një prej viktimave dyshohet se është bërë shkak për rënien e zjarrit.
Banorë të Qendrës së të Moshuarve thonë se dy viktimat kishin probleme fizike ndaj nuk kanë mundur të dalin nga dhoma.
Pas marrjes së informacionit, Bashkia e Poliçanit pezulloi drejtoren Aurora Doko dhe dy kujdestaret e turnit deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zjarr-ne-shtepine-e-te-moshuarve-ne-polican-humbin-jeten-2-persona/

Free Traffic Exchange