Ora News – Shkodër, ura e lëvizshme e Bunës, Ministria e Mbrojtjes nis rikonstruksionin

2017-07-05 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes nisin punimet për rikonstruksionin e urës së lëvizshme të Bunës në Shkodër, Monument Kulture i kategorisë së parë. Punimet që do kryhen nga specialistë të forcave xhenio pritet të përmbyllen brenda 5 javëve. Ura e Bunës ishte bërë shpesh objekt debati mes Bashkisë së Shkodrës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
10 milion lekë të akorduara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është vlera e financimit për rikonstruksionin e urës së vjetër të Bunës.
Nisjen zyrtarisht të punimeve nga ana e specialisteve të forca xhenio, e inspektoi vetë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli me kolegun Ditmir Bushati.
Amortizimi i kësaj vepre arti ishte kthyer në rrezik serioz për kalimtarët dhe ura ishte bërë objekt replikash mes Bashkisë dhe Ministrisë.
Ministri, Ditmir Bushati, apeloi që bashkia Shkodër t?i bashkohet një nisme më të madhe që do të ndërmerret nga qeveria pas urës së Bunës, që është rivitalizimi i zonës turistike të Shirokës.
Një projekt ambicioz, tha ai, që do ta kthejë këtë zonë në perlë të turizmit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-rikonstruksioni-i-ures-se-bunes-investimi-10-mln-leke/