Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoqëria civile ka bërë kërkesë në Prokurorinë e Durrësit për marrjen e masave ndaj mosbatimit të vendimit të Gjykatës për ndaljen e punimeve në zonën ku punohet për sheshin Veliera. Përfaqësues të shoqërisë civile akuzuan Kryebashkiakun e Durrësit për mosrespektim të vendimeve të gjykatave, duke lejuar të vijojë puna në kantierin për Velierën.
Përfaqësues të shoqërisë civile kanë kërkuar pranë Prokurorisë së Durrësit të marrë masa në lidhje me shkeljet që thonë se po shkaktohen në sheshin Veliera.
Avokatja, Mirela Jorgo, ka shënjestruar kryebashkiakun Vangjush Dako si shkaktarin kryesor të shkeljeve ligjore, i cili sipas saj nuk po respekton vendimet e gjykatave, duke lejuar të vijojë puna në kantierin për Velierën që konsiderohet i bllokuar.
Lorisa Ylli: Si mund të shpallet Vangjel Toçe ?Qytetar Nderi? i Durrësit kur ti shkatërron atë që ai do të kishte mbrojtur me jetë. Ky është Vangjush Dako që po shkatërron qytetin dita-ditës. Sot tek Veliera, nesër tek Muzeu i Dëshmorëve dhe kështu me rradhë tek çdo gjurmë që nga mbetur nga e shkuara dhe Mesjeta.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dako-nuk-ndal-punimet-shoqeria-civile-kerkese-prokurorise-per-velieren/