Report TV - Meta e Panariti vizitë në fabrikën e ​vezëve Ovital: Ikonë e prodhimit

2017-07-05 1

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, zhvilluan një vizitë në fabrikën Ovital një nga më të mëdhatë në vendin tonë.

Kjo fabrikë e cila ndodhet në fshatin Kullë të njësisë administrative Sukth është një ndër më modernet në shkallë vendi dhe ia ka dalë që të eksportojë produktet e saj edhe në tregun ndërkombëtar.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, përgëzoi drejtuesit e fabrikës për rezultatet e arritura në drejtim të produkteve cilësore si dhe të punësimeve të sigurta në sektorë të ndryshëm të fabrikës.