http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te martën ne mesdite mbërrin ne Tirane zevendespresidenti i Partisë Popullore Europiane njëherësh kreu i Komisionit te Jashtëm te Parlamentit Europian, David Mcallister, i cili se bashku me raporterin per Shqipërinë Knut Fleckestein do te tentojnë arritjen e nje marrëveshje mes maxhorances dhe opozitës.Mësohet se McAllister, i cili njihet si nje prej politikaneve afer kancelares Angela Merkel do te shpërndaje sapo te mbërrije, nje deklarate per qëllimin e vizitës se tij dhe nuk do te flasë pa ia arritur qëllimit për nje takim mes kryeministrit Edi Rama e liderit te opozitës Lulzim Basha.Gjate pasdites se te martës McAllister do te takoje kryeministrin Edi Rama dhe kreun e kuvendit Meta, si dhe liderin e opozitës Basha.Mësohet se faktori ndërkombëtar ka përgatitur nje platforme, e cila do t?u prezantohet krerëve te politikes shqiptare me synimin per te arritur kompromisin.Kreu i Komisionit te Jashtëm David Mcallister do te largohet nga Tirana te mërkurën dhe ende nuk dihet nëse ndërmjetësimi i tij do te shënoje arritjen e nje marrëveshje apo kjo tentative e Partisë Popullore Europiane dhe Parlamentit Europian do te dështoje.