Ora News – Bllokimi i rrugëve, policia menaxhon situatën, protesta kalon paqësisht

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Protesta 1 orëshe e opozitës në pesë akse kryesore të vendit, u menaxhua nga policia e shtetit në mënyrë korrekte madje disa drejtues të komisariateve komunikuan qetësisht me protestuesit.
Edhe pse u cilësua si një protestë e paligjshme, nga policia u morën masa për mbarëvajtjen e saj, duke krijuar dhe rrugë alternative për qytetarët në akset kryesore dhe duke shmangur incidente. Për të dokumentuar veprimtarinë e protestuesve, uniformat blu kanë përdorur edhe mjetet e teknologjisë së fundit duke filmuar dhe indentifikuar bllokuesit e akseve rrugore.
Tirane- Protestat e opozitës me bllokimin e pesë akseve kryesore në vend kaloi pa incidente të rënda.
Protesta është shoqëruar me masa të forta sigurie nga ana e policisë.
Për 60 minuta efektivë të rendit por edhe te policisë së qarkullimit rrugor kanë monitoruar nga afër protestuesit dhe siç kishin paralajmëruar edhe një ditë më parë, të gjitha tubimet në gjithë vendin janë fotografuar dhe filmuar. Por e njëjtja gjë ishte bërë edhe nga shumë protestues të cilët fotografonin dhe filmonin efektivët
Policia këtë herë kishte dhe asistencen e eksperteve të huaj, të cilat asistojnë në ndihme të policisë shqiptare. Ndihma fokusohej në këshillimin e forcave të rendit si dhe në përdorimin e teknologjise për regjistrimin dhe identifikimin e e protestuesve ne rast te kryerjes se ndonje incidenti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/protesta-nen-kontroll-policia-dhe-protestuesit-filmojne-njeri-tjetrin/

Free Traffic Exchange