http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shumë diskutimesh dhe hezitimesh, Ministria e Financave si dhe ajo e Punës e morën vendimin, sa i përket rritjes së pagës minimale. Të mërkurën qeveria pritet të miratojë variantin e propozuar prej 24 mijë lekë në muaj. Kjo do të thotë se nga hyrja në fuqi i këtij vendimi, ky do të jetë niveli dysheme i pagës që sektori privat do të duhet të aplikojë për një të punësuar. Aktualisht paga minimale në privat është në nivelin e 22 mijë lekëve. Ai është i pandryshuar që nga viti 2013. Shqipëria aktualisht ka pagën minimale më të ulët në rajon e më gjerë. Maqedonia e ka 200 euro, Mal i Zi 290 euro, Serbia 250 etj. Draftligji i depozituar tashmë në qeveri ka edhe opsionin që sektori i masonëve, i cili preket më shumë nga ky vendim të ketë një rritje të pagës minimale prej 1000 lekësh. Për sektorin fason zëri i pagave zë 70 % të totalit të shpenzimeve. Ndaj edhe bizneset kanë qenë të ndarë për sa i përket ndryshimit të pagës, pasi rrit kostot e aktiviteti të tyre.